AKTUALE

Anëtarësimi në NATO, VMRO e LSDM akuzojnë njëra tjetrën

Aderimi në NATO forcoi sigurinë tonë kombëtare, përmirësoi pozicionin tonë ndërkombëtar dhe hapi mundësi të reja për rritje dhe zhvillim ekonomik. Kështu deklaroi kreu i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe, me rastin e 75 vjetorit të NATO-s.
Sipas tij, përmes anëtarësimit në NATO, LSDM ka konfirmuar përkushtimin e partisë për zhvillim, vlera demokratike, paqe të qëndrueshme dhe siguri.

“Rruga drejt anëtarësimit në NATO nuk ishte e lehtë, kërkonte vendosmëri, vizion strategjik dhe guxim për të marrë vendime për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve. Socialdemokratët ndërmorën hapa vendimtarë në këtë drejtim, që me Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018, ndërsa 600 mijë qytetarë në referendum e konfirmuan rrugën e drejtë të hapur nga LSDM”

VMRO-DPMNE i është përgjigjur Filipçes për, siç i quajtën ata, lavdatat e thurrura për anëtarësimin në NATO.

“Anëtarësimi në NATO nuk është përfitimi i Venkos por përfitimi i Venkos janë dhjetëra mijëra njerëz që humbën jetën për shkak të Venkos të paaftë. Ai, në vend që të merret me politikë të lartë, duhet të përgjigjet nëse mendon ende se kablli është fjator për djegien e spitalit modular”

VMRO-ja vlerëson të cilët thonë se Filipçe dhe LSDM-ja duhet të thonë nëse ndihen fajtorë që Maqedonia e Veriut edhe sot i ndjen pasojat e marrëveshjeve katastrofike të nënshkruara prej tyre.

Related posts

Konjufca: Vërejtjet e ShBA-së s’kanë të bëjnë me legalitetin e veprimeve të Qeverisë

Gjyla Halili

Nikolloski: Të punësuarit në HM dhe Postat e Maqedonisë do të marrin paga

Gjyla Halili

Çmimet e djathit dhe gjalpit, nga 15 shkurti rritje deri në 37% në tregjet e pakicës

admin