AKTUALEBOTA

Diaspora shqiptare në Amerikë dhe komuna e Tuzit fillojnë iniciativën për ndërtimin e rrugës së Deçiqit

Diaspora shqiptare në Shba në bashkëpunim me komunën e Tuzit, kanë filluar mbledhjen e fondeve për rrugën e Deçiqit.
Këtë e bën të ditur atdhetari Nicholas Shinishtaj i cili ka organizuar mbledhjen e fonteve në rrjetin gofundme.
Sinishtaj më tej flet për rëndësinë strategjike të kësaj rruge e cila do të lidh për her të parë të gjitha vendbanimet e Deçiqit, të Hotit dhe të Grugës.
Ja postimi i plotë:

Të dashur miq, Në bashkëpunim me komunën e Tuzit, bashkatdhetarët dhe diasporën ka filluar projekti për rrugën e Deçiqit. Qëllimi strategjik i këtij projekti është krijimi i një rruge të kalueshme për banorët e fshatrave dhe vendbanimeve që kanë mbetur të izoluara prej dekadash. Për herë të parë të gjitha vendbanimet e Deçiqit të Hotit dhe të Grudës do të lidhen që nga Ksheva e deri në Skorraq me rrugë të asfaltuar. Pas përfundimit të zgjerimit dhe tamponimit të kësaj rruge, që do të financohet nga donacionet. Komuna e Tuzit premton se në kuader të mundësive finansijare dhe buxhetore për vitin e ardhshëm (2025) mund të marrë persiper punimet në asfaltimin e rruges në fjalë. Shpresojmë që do të jetë një projekt i suksesshëm që sjellë jetë dhe përparim në vendin tonë. Jemi të vetëdijshëm për bamirësinë e miqve dhe bashkatdhetarëve tanë dhe shpresojmë që ata të na bashkohen për këtë projekt të rëndësishëm. Falenderojmë dhe nderojmë të gjithë donatorët. Të gjitha kostot e projektit së bashku me donacionet do të llogariten në mënyrë transparente. Fshatrat: Kshevë➡️Skorraq Vendbanimet: Kalaj ➡️Peiq ➡️Gjonaj ➡️ Passkallë➡️Carinaj Rruga: 5,500m (5.5km) zgjerim 6m dhe tamponim Kostoja e projektit: €175,000 **************************************************** 🇺🇸Dear friends, In collaboration with the municipality of Tuzi, compatriots, and the diaspora the project for the road in Deçiq has started. The strategic goal of this project is the creation of an accessible road for the residents of villages and settlements left isolated for decades. For the first time, all the settlements in Deçiq of Hoti and Gruda will be connected from Kshevë to Skorraq with a paved road. The widening and preparation portion of the road project will be completed and financed by donations. The municipality of Tuzi has promised that within the framework of the financial and budgetary possibilities for the following year (2025) that it can take over the asphalting portion of the road project in question. We hope that this will be a successful project that brings prosperity and life to this area. We also recognize and appreciate the charity of our friends and compatriots and hope that they will support us for this important project. We thank and honor all the donators. All project costs along with donations will be transparently accounted for. Villages: Kshevë➡️Skorraq Settlements: Kalaj ➡️Peiq ➡️Gjonaj ➡️ Passkallë➡️Carinaj Road: 5,500m (5.5km) 6m widening and preparation Project Cost: €175,000 **************************************************** Për informacion kontaktoni / For information contact: Mark Fran Ivezaj +1 (917) 674-8137 Nrek Pjetër Gjolaj +1 (248) 310-7442 Nicholas Lukë Sinishtaj + 1 (586) 453-3533 Vasel Zef Kalaj +1 (586) 588-0260
https://www.facebook.com/share/pC3MxNrC7Fh1STUs/?mibextid=xfxF2i

Related posts

Sigurimi i jetës: Një e ardhme më e sigurt për veten dhe njerëzit për të cilët kujdesemi

Gjyla Halili

Voton Ahmeti: Le të triumfojë vullneti i qytetarëve, ta çojmë vendin drejt integrimit euroatlantik

Gjyla Halili

OSMANI: Duhet të ndërtojmë një “mur” të madh kundrejt Rusisë

Gjyla Halili