AKTUALE

Mexhiti: Reformat në gjyqësor, bashkë me partnerët

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në lidhje me kërkesën e kryeministrit Hristijan Mickoski për ta shpërndarë Këshillin Gjyqësor dhe atë të Prokurorëve, thekson se reformat në gjyqësor do të bëhen në bashkëpunim me partnerët strategjik.

“E para, edhe faktori ndërkombëtar edhe opinioni, edhe ekspertët kanë konstatuar që në Maqedoni vitet e fundit ka pasur epidemi të korrupsionit. Dhe fatkeqësisht me përjashtime, edhe gjyqësia ka qenë në funksion të kësaj. Prandaj edhe qytetarët kanë humbur besimin dhe vetëm 3% i besojnë gjyqësisë dhe prokurorisë në këtë vend. Pra, bashkë me partnerët tanë në qeveri dhe partnerët strategjik do të gjejmë formën më të mirë për reforma në gjyqësi dhe për ta kthyer shtetin ligjor sepse ajo është shtyllë më e rëndësishme e [do shteti normal, pra ku pretendojmë të jemi pjesë e Unionit Evropian”, deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Grubi priti në takim ambasadorin Qehaja

admin

“Një flamur, një zemër, një të ardhme!” – Jehona e Malësisë organizon festën tradicionale të Flamurit për fëmijët shqiptarë në Michigan

Gjyla Halili

Osmani në syfyr bashkë me aktivistët e BDI-së nga Dega e Shuto Orizarës

Gjyla Halili