AKTUALE

Mickoski para samitit të NATO-s në takim me diasporën e bashkuar maqedonase

Para fillimit të samitit të NATO-s i kushtova rëndësi qëndrimeve dhe çështjeve të diasporës sonë. Kam pasur takim të mrekullueshëm me Meto Kolovskin dhe Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë me të cilët kemi diskutuar për mbështetjen dhe lobimin për interesat e Maqedonisë, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Hristijan Mickoski, i cili së bashku me ministrat e Mbrojtjes, Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe Punëve të Brendshme, Vlado Misajllovski, Timço Mucunski dhe Pançe Toshkovski gjenden për vizitë zyrtare në SHBA.

Në ditët në vijim në Uashington ata do të jenë pjesë e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, ndërsa janë planifikuar takime të tjera me burrështetas, biznesmenë, si dhe me njerëz nga diaspora.

Banner

Related posts

Shkup: Djali vret babanë me 30 goditje thike pasi ai sulmoi nënën, Prokuroria kërkon paraburgim

Gjyla Halili

Hakaton programues në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Profesori Rilind Ademi mbështet studentët për Gjuhën Shqipe: Askush nuk duhet të qëndroj anash

Gjyla Halili