AKTUALE

MMJPH: Takimi i ministrit Mexhiti me ambasadorin Baumgartner

Banner

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti takoi ambasadorin e Republikës së Francës në vend, SH.T. Cyrille Baumgartner.
Ministri Mexhiti falënderoi ambasadorin Baumgartner për ndihmën të cilën vazhdimisht Maqedonia e Veriut e ka marrë nga Republika e Francës në rrugën e aderimit drejt Bashkimit Europian.

Ambasadori francez, Baumgartner ritheksoi se propozimi francez i cili qëndron në tryezë i rihap perspektivat europiane të Maqedonisë së Veriut dhe aspak nuk është në dëm të shtetit.

Gjithashtu, në bisedë e sipër u fol edhe për projektet të cilat ministri Mexhiti ia shpalosi ambasadorit Baumgartner që si ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë paraparë për t’u realizuar.

Ambasadori francez e uroi ministrin Mexhiti për detyrat në Qeverinë e re si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër, si dhe shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojnë për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Banner

Related posts

Dedivanaj dhe Dushaj takim në qendrën ILIOS: Fëmijët janë thesari ynë, është detyra jonë të bëjmë gjithçka për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë të mundshme.

Gjyla Halili

VLEN: Është koha që BDI të bëjë një veting të vërtetë, edhe atë duke filluar nga Bujar Osmani, shoku më i mirë i Artan Grubit

Gjyla Halili

Kosova dhe Presidenti Trump

Gjyla Halili