Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Valdet Xhaferi ka komentuar deklaratën e fundit të kryetarit te Komunës së Gostivarit, Arben Taravari drejtuar BDI-së për “opozitarizëm të dinjitetshëm”.
Xhaferi në reagimin e tij shkruan se BDI shquhet për veprimtari politike e kombëtare, si parti që gjithmonë ka mbrojtur vlerat shqiptare, për dallim nga Vlen-i që shkeli mbi interesat shqiptare nga lakmia e verbër për pushtet.
Reagimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Gostivarit, po na flet për ‘Krenari dhe Dinjitet’ ?!
Ndërkohë që i humbi zgjedhjet edhe në Gostivar ende nuk e kemi parë të mbajë fjalën e dhënë publikisht se do të dorëhiqet në rast se i humb zgjedhjet qoftë edhe me një votë më pak !!!
Dëshira e opozitës shqiptare për pushtet është ambicie e verbër duke shkelur edhe mbi interesat jetike të shqiptarëve në RMV.
Këtë, BDI-ja asnjëherë nuk do ta bëjë, qoftë edhe me koston e pushtetit dhe posteve që ai sjell.
Mbrojtja e dinjitetit të shqiptarëve është alfa dhe omega e veprimit tonë politik, në ose jashtë ekzekutivit. Kjo linjë e kuqe nuk do të shkelet kurrë.