AKTUALE

Koordinimi i parë i Afrim Gashit në Kuvend, FE nuk mbështet ligjin për riorganizimin e ministrive

Banner

Koordinimi i parë i kryeparlamentarit Afrim Gashi me grupet e deputetëve kaloi me bisedime për aktivitetet e ardhshme, seancën e parë plenare në Kuvend por  edhe për riorganizimin e ministrive në qeveri. Kjo do të jetë pika e parë mbi të cilën do të debatojnë deputetët e rinj.

Me ligjin e ri planifikohet që të formohen dy ministri të reja, për energjetikë dhe për sport. Një pjesë e ministrive aktuale duhet të riorganizohen, si për shembull sektori për punë pranë Ministrisë së punës dhe politikës sociale do të bëhet pjesë e Ministrisë së ekonomisë ndërsa prej atje, sektori për turizëm shkon në ministrinë e kulturës. Ministria për punë dhe politikë sociale bëhet Ministri për politikë sociale, demografi dhe rini, ndërsa Ministria për shoqëri informatike planifikohet të bëhet pjesë e Ministrisë për administratë dhe digjitalizim.

Për ndryshimet e këtij ligji nevojitet shumica prej 2/3 ndërsa shumica parlamentare është e bindur se e ka përkrahjen e duhur.

“Pres të mos ketë obstruksione për shkak se kjo u prezantua para qytetarëve dhe i treguam qëllimet tona dhe andaj e morëm edhe gjithë mbështetjen nga qytetarët. Megjithatë ky është parlament, do të shohim si do të sillen pas koordinimit të sotëm, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.

Banner

Related posts

Transportuesit privat rikthehen në rrugët e Shkupit, çmimet e reja fillojnë të aplikohen nga viti i ri

Gjyla Halili

Tetovari humb jetën në një aksident trafiku në rrugën Mavrovë – Dibër, ndërsa bashkëshortja lëndohet rëndë

Gjyla Halili

Inagurimi i presidentes! Siljanovska: Do të jem presidente e të gjithëve

Gjyla Halili