AKTUALE

HATME NË E XHAMINË E XHEPÇISHTIT



Sot më datë 30.05.2024 (e enjte), në Xhaminë e fshatit Xhepçisht u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmes të Kur’anit Fisnik nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimët Amir ef. Ahmeti dhe Emin ef. Beadini.  Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve, hoxhallarëve dhe mysafirëve të shumtë, pjesëmarrës ishte  Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij. Në fjalën e tij të rastit, Myftiu theksoi rëndësinë e mësimit dhe edukimit fetar që zhvillohet në mekteb. Ai uroi nëxënësit, familjarët, këshillin e xhamisë dhe në veçanti mualimët Amir ef. Ametin dhe hfz. Emin ef  Beadinin për punën e bërë dhe për suksesin e arritur.  Duanë e hatmes e bëri referenti i Myftinisë Idriz ef. Idrizi. Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Myftiut për 65 nxënësit (vetëm djem) që kishin kryer leximin e Kuranit Fisnik (hatme).

Banner

Related posts

Kasami, në Malësinë e Tetovës për të shpalosur projektet e tij

admin

Shoqata “Malësia” në Kaliforni ndan bursa për 26 studentë shqiptarë/ Sheki Krnic: Investim në dije dhe motivim për të rinjtë

Gjyla Halili

Lazim Destani: Engel do t’i mungojë shumë kauzës shqiptare

Gjyla Halili