AKTUALE

Nënshkruhet Kodi për zgjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare

Përfaqësues të partive politike dhe koalicionit, sot në Sallën e kristaltë të Shtëpisë ligjvënëse e kanë nënshkruar Kodin për gjedhje korrekte dhe demokratike parlamentare për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që do të mbahen më 8 maj.

Kryetari i Komsionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski theksoi se ky akt paraqet shprehje të vullnetit që të ruhet integriteti i procesit demokratik.

Kodi është konfirmim për zhvillimin demokratik për shoqërinë tonë se të gjithë së bashku obligohemi në parimet e demokracisë. Përmes nënshkrimit të Kodit, nënshkruesit dërgojnë mesazh për zgjedhje korrekte dhe respektim të të gjitha rregullave, ligjeve dhe dispozitave, si dhe respektim të sundimit të drejtësisë dhe shtetit juridik gjatë organizimit të zgjedhjeve”, theksoi kryetari i Komsionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski.

Me nënshkrimin, thotë Dashtevski partitë politike obligohen se do ra respektojnë kodin etik dhe nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes në fushatën parazgjedhore.

Banner

Related posts

Isen Shabani do jetë shef i shtabit qendror të krahut të Selës

Gjyla Halili

Forumi Shqiptarë:Rrethrotullimi në Tuz,nevojë jetike e komunës sonë

admin

Policia jep detaje nga gjuajtja me armë në Tetovë

Gjyla Halili