AKTUALE

“Jehona e Malësisë” me aksion humanitar mblodhën mbi 15 mijë dollar për fëmijën autik



Aksionet humanitare të “Jehonës së Malësisë” në Michigan nuk kanë të ndalur, ku nëpërmjet një eventi humanitar, u mblodhën mbi 15 mijë dollar, të dedikuara për fëmijën autik në Tuz i cili do të marrë përkujdesjen e duhur profesionale.

Këtë lajm të mirë për Malësinë dhe shqiptarët e Miçiganit e bëri të ditur kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj, i cili është i palodhshëm në këto aktivitete. Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ka cituar shenjtoren tonë, Shën Nënë Terezën, e cila përpos humanizmit, botës i fali edhe mendime me vlerë të jashtëzakonshme.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, është deklarata e Shenjtores Nënë Tereza që e përshkojnë aktivitetin humanitar të shoqatës në Michigan të Amerikës.

Postimi i plotë i z. Agron Dedivanaj:

Humanistja dhe shenjtorja jonë Nënë Tereza pati thënë “Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit”, dhe komuniteti ynë në Michigan dëshmoi se për ta nuk ka më të afërt sesa gjaku ynë, oxhaku ynë dhe bashkëkombasit tanë në vendlindjen tonë, Malësinë. Anëtarët e vlefshëm të komunitetit tonë, përsëri duke ndjekur fjalët e Nënë Terezës se “jotë gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, në një nga eventet e fundit madhështore të shoqatës “Jehona e Malësisë” me plot dashuri dhuruan dhe mblodhëm mjete financiare për të ndihmuar një nga vëllezërit tanë, një fëmijë autik, nga vendlindja për një të nesërme më të mirë.
Andreo Dreshaj, një fëmijë engjëllor dhe shembullor, nga një familje e mirë dhe e përkushtuar, meriton më të mirat e kësaj bote dhe për këtë arsye jemi jashtëzakonisht krenarë që bashkatdhetarët tanë iu përgjigjën pozitivisht iniciativës së shoqatës sonë dhe përmes eventit tonë grumbulluam $15095 të cilat do të destinohen ekskluzivisht për mbështetjen e fëmijës.
N’bazë të marrëveshjes me qëndrën për shërbime sociale “Ilios” (institucioni për trajtimin e duhur të fëmijës) me shërbim momental në Tuz kurse me qëndër në Shkodër dhe bordit administrativ të shoqatës sonë kjo shumë e të hollave duke llogaritur këmbimin valutor dhe shërbimet e transferimit elektronik të tyre na jep mundësin që t’ia mbulojm shpënzimet e këtij lloj trajtimi për plot 17 muaj, ku transferimet do bëhen çdo i dyti muaj në intervalin kohor të 34 muajve me rradhë dhe direkt në zhiro llogarin e institucionit të lartpërmendur për kryerjen e këtyre shërbimeve.
Të rinjtë tanë janë e ardhmja jonë dhe vetëm përmes ndihmës, mbështetjes dhe promovimit të vlerave më të mira të fëmijëve tanë, ne mund të arrijmë përparim dhe progres.
Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që dhuruan mjete financiare dhe mbështetën nismën tonë, duke dëshmuar edhe një herë se kur bëhet fjalë për kombin tonë dhe për vëllezërit dhe motrat tona, komuniteti shqiptar në SHBA është gjithmonë i gatshëm, në çdo kohë dhe në çdo vend. Një mirënjohje e veçantë për të gjithë ju. Andreos dhe familjes së tij i urojmë dhe dëshirojmë gjithë të mirat me përparime, suksese dhe gëzime të njëpasnjëshme.
Zoti i bekoftë fëmijët tanë dhe kombin tonë!
Agron Dedivanaj,
Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”.

Related posts

Fronti Europian hapi shtabin në Saraj

Gjyla Halili

Ilija Dimovski: Marrëveshja e Prespës është padrejtësi për maqedonasit!

Gjyla Halili

Gashi thotë se duhet të angazhohen gratë dhe të rinjtë

Gjyla Halili