AKTUALE

Paga mesatare neto në mars 40.496 denarë

Paga mesatare mujore neto për të punësuar në mars të këtij viti arrin 40.496 denarë dhe është 16 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar, kumton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash i rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (22.2%), administratë publike dhe mbrojtje; sigurim social i detyrueshëm (21.7%) dhe arsim (20.9%).

Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak është vërejt në sektorët: Minierat dhe guroret (7.8%), akomodim dhe shërbim ushqimor (7.3%) dhe industria përpunuese (6.1%).

Paga mesatare bruto gjatë muajit mars 2024 është 60 803 denarë.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti:Sot, shënuam 21 vjetorin e themelimit të subjektit tonë, familjes tonë të madhe, Bashkimit Demokratik për Integrim.

admin

MPB me aksion të ri, bastisje në Shkup, Manastir, Negotinë, Dojran e Gjevgjeli

Gjyla Halili

Besimi: Jemi të gatshëm për emetimin e euroobligacionit, investitorët kanë besim

admin