Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për mua të bashkëpunoj me vendet që sponsorizuan dhe bashkësponsorizuan rezolutën e Srebrenicës. Kështu tha kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, në një deklaratë për RTS-në sot, pasi dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) u miratua një rezolutë, e cila shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare e Përkujtimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë në 1995, shkruan Nistori.
Do të ndihem shumë më afër vendeve që votuan ‘kundër’ ose ‘abstenuan’, ose u larguan nga dhoma. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë, Bashkimi Europian është në interesin tonë, por unë do të jem gjithmonë me vendet që ishin me ne”, tha Bërnabiq në vizitën e RTS.
Ajo shprehu mirënjohjen për Hungarinë, e cila votoi “kundër” rezolutës, si dhe për Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, të cilat abstenuan nga votimi, dhe theksoi veçanërisht shembullin e Monakos, përfaqësuesit e të cilës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u larguan nga salla gjatë votoni.
“Një falenderim i madh për Monakon. Është gjithashtu një tregues i integritetit të madh”, tha Brnabiq.
Brnabiq e konsideroi miratimin e rezolutës për Srebrenicën si një faull të madh për fuqitë perëndimore. Ajo tha se e gjithë bota e ka parë arrogancën e fuqive të mëdha.
“Ata vendosën rregullat e lojës në mënyrë që një rezolutë të propozohej pa diskutim për vendin të cilit i referohet, që është Bosnja dhe Hercegovina. B&H nuk qëndroi pas rezolutës, por një anëtar i Presidencës qëndroi. Sipas këtyre rregullave të lojës, dokumenti u miratua me 43 për qind të votave “pro” dhe më shumë se 57 për qind “abstenime” ose “kundër”. Marrëveshja e Dejtonit është shkelur dhe ne do të jemi me njerëzit tanë në B&H. Do të presim disa ditë për të parë se çfarë do të ndodhë. Ajo që mund të them tani është se ky është një faull i madh nga fuqitë perëndimore”, tha kryetarja e parlamentit serb.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi dje Rezolutën për Srebrenicën me shumicë votash.
Dokumenti u mbështet nga 84 vende, 19 ishin “kundër” dhe 68 vende “abstenuan”. Rezoluta u propozua nga Gjermania dhe Ruanda, dhe më pas u sponsorizua nga 34 vende të tjera, duke përfshirë të gjitha ish-republikat jugosllave duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, përveç Serbisë dhe Malit të Zi.
Bujar Osmani: Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani dje në Facebook shkroi se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Maqedonia e Veriut e bashkësponsorizoi rezoluten për Srebrenicën. Osmani më tej shton se Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet.
“Maqedonia e Veriut, në seancën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, e bashkësponsorizoi rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995”, shkruan Osmani më tej. /Nistori/