AKTUALE

Ministri Lloga për vizitë pune në Arabinë Saudite

Ministri i  Drejtësisë në Qeverinë teknike, Krenar Lloga po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësis., Lloga e ka vizituar Qendrën për Trajnim të Drejtësisë Saudite, ku u njoh nga afër me programin e zhvillimit për fuqizimin e gjyqtarëve dhe personelit gjyqësor dhe programet për kualifikim për avokatët dhe noterët.

Në takim janë shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira në fushën e edukimit në drejtësi dhe janë shqyrtuar hapësirat ku kryhet edukimi i kandidatëve të ardhshëm për gjyqësorin.

Në takimet, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, është diskutuar edhe për dallimet dhe   ngjashmëritë në mënyrën e zhvillimit të edukimeve dhe kriteret për pranimin e kandidatëve në qendrën e trajnimit saudit.

Banner

Related posts

FESTË PËR FËMIJËT NË SHESHIN E QYTETIT NË GOSTIVAR

Gjyla Halili

Fillimi i Vitit të Ri Akademik në Medresenë Isa Beu – Vizitë e Lartë në Paralelen e Vajzave në Tetovë

Gjyla Halili

Deputetja Ajdari: Qytetarët ndihen të papërfaqësuar, të diskrimunuar

Gjyla Halili