AKTUALE

Izet Mexhiti përshëndet vendimin e Asambles të OKB-së për Srebrenicën: Triumf i botës së qytetëruar

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka përshëndetur vendimin e Asambles të OKB-së në Nju Jork për shpalljen e 11 korrikut “Dita ndërkombëtare e kujtimit dhe përkujtimit të gjenocidit të 1995-ës në Srebrenicë”. Mexhiti më tej shkruan se ky vendim është triumf i botës së qytetërur.

Sot në OKB, 11 korriku u shpall “Dita ndërkombëtare e kujtimit dhe përkujtimit të gjenocidit të 1995-ës në Srebrenicë”.

Ky vendim është një triumf i botës së qytetëruar liridashëse ndaj atyre që sot e kësaj dite nuk gjejnë dot guximin që të distancohen nga ky gjenocid që shokoi botën.

E përshëndes këtë vendim dhe lutem që akte të këtilla si Srebrenica e Reçaku mos përsëriten asnjëherë”, ka shkruar Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike.

Banner

Related posts

“Boll e shite Tetovën”, këshilltarët e BDI-së dhe AKI me pankarta kundër Bilall Kasamit në seancën e Komunës

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Edhe Parlamenti Evropian kundër gënjeshtrave të VLEN-it

Gjyla Halili

Dy shtetas të Maqedonisë janë ndaluar pasi kanë importimin e dokumenteve bosh të falsifikuara në Greqi

Gjyla Halili