AKTUALE

Zona 5 i qëndron besnik “Frontit Europian”, Ismail Jahoski fiton edhe pas rivotimit!

E pasukseshme doli të jetë iniciativa e VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it që përmes rivotimit t’i marrin një deputet “Frontit Europian” në zonën zgjedhore 5.

Edhe pas rivotimit “Fronti Europian” ka arritur ta ruaj deputetin e sajë të 4 në zonën e lartë përmendur.

Këtë informacion me publikun e ka ndarë në “Facebook”, ministri Kreshnik Bekteshi.

Ai përmes një statusi ka falënderuar votuesit në vendvotimet në të cilat është ri-votuar.

“JU DUA DEBRESHT, KRUSHEVE, STRUGË, OHËR”, ka shkruar Bekteshi.

Se është ruajtur deputeti i katërt në zonën 5 ka shkruar edhe ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Naim Bajrami.

“Zona 5 ❤, +4”, ka shkruar Bajrami.

Banner

Related posts

“TVSh-ja ime” pritet të rritet në 3.000 denarë nëse LSDM mbetet në pushtet, premton Kovaçevski

Gjyla Halili

“Fjalët janë forca jote” – trajnim për maturantët nga Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe e UT-së në Ditën botërore të librit

Gjyla Halili

JETA ËSHTË E SHENJTË, ANDAj MOS E SHUANI ATE

Gjyla Halili