AKTUALE

KShZ: Po votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

Në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe të burgosur, po votojnë sot para rivotimit të së mërkurës për zgjedhjet parlamentare.

Në Zhelinë në vendvotimin 2101 janë 4 votues, 20 në vendvotimin 1194 në Krushevë, tetë në 1202 në Krushevë, dy në vendvotimin 1272 në Ohër, shtatë në vendvotimin 1470 në Dollnen, dy dhe në 1470/1 gjithashtu në Dollnen dhe katër të sëmurë dhe të pafuqishëm në vendvotimin 1844 në Strugë. Pesë persona do të votojnë në burgjet në Prilep dhe Shkup, ndërsa dy persona do të mund të votojnë në shtëpitë e të moshuarve në Manastir dhe Karposh.”, – deklaroi Radica Todorovska Aleksovska nga KShZ-ja.

KShZ: Janë bërë të gjitha përgatitjet për rivotim

Nga KShZ-ja thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizmin e rivotimit.

“Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve është përgatitur plotësisht për realizimin e rivotimit të së mërkurës më 22 maj.”, – theksoi Radica Todorovska Aleksovska nga KShZ-ja.

Rivotimi do të bëhet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 në Krushevë, 1202 gjithashtu në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 në Dollnen, 1470/1 gjithashtu në Dollnen, si dhe në 1844 në Strugë. Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4.521 votues. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në vendvotimin 1470/1 – 634 votues dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.

Related posts

Sali Berisha:Vota për Forumin Shqiptarë,votë për të mirën e të gjithve

admin

ALI AHMETI GËZUAR DITËLINDJEN E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

admin

Taravari me deputetët e Vetëvendosjes: Ndryshimi VLEN!

Gjyla Halili