AKTUALE

Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar

Kastriot Rexhepi nga koalicioni “VLEN” vlerëson se kreu i kuvendit duhet t’i takojë shqiptarëve. Në intervistë për Alsat, Rexhepi tha se pret që të respektohet rregulli i pashkruar që njëri nga tre pozitat kryesore në shtet të udhëhiqen nga kuadër shqiptar. Në këtë mënyrë sipas Rexhepit do të demantohen perceptimet se VMRO-ja është parti antishqiptare.

“Unë mendoj se ajo një lloj tradite, rregull i pashkruar që është vendosur konform specifikës multietnike të shtetit dhe pa marrë parasysh në numrat të cilat disponon një koalicion qeveritar, në këtë rast ata të cilët e marrin mandatin, sepse mandatar është vetëm se një pas çdo zgjedhje, që të tregojnë që një nga tre pozicionet kryesore në shtet i takojnë shqiptarëve, si popull i dytë shtetformues dhe të reflekton një realitet. Po ashtu të tregojnë edhe nga ana e tyre edhe VMRO-ja, të demantojnë të gjithë percepcionin që është krijuar që janë një parti antishqiptare dhe në këtë mënyrë të tregojnë që nuk u pengon atyre që të udhëhiqet kuvendi nga një kuadër shqiptar dhe besoj që kjo do të realizohet”, theksoi Kastriot Rexhepi nga VLEN në intervistë për Alsat.

Related posts

Vatra Tampa Bay do të rihapë shkollën shqipe më datën 12 tetor 2024

Gjyla Halili

Bislimi: Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri pa u hequr sanksionet nga BE-ja

admin

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI PRITI PËR VIZITË KORTEZIE AMBASADORIN E RI TË BASHKIMIT EUROPIAN NË SHKUP SH.T. MICHALIS ROKAS

Gjyla Halili