AKTUALE

Mesazh tjetër nga Greqia: Marrëveshja e Prespës nuk mund të rishikohet vetëm nga njëra palë

Banner

Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e ratifikuar ndërkombëtare dhe nuk mund të ndryshohet apo rishikohet në mënyrë të njëanshme, tha ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

Shefi i diplomacisë greke theksoi se “në këtë moment ka çështje që ka lindur pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut”, por gjithashtu theksoi se sigurisht që respektojnë rezultatin zgjedhor.

“Ajo që ne gjithmonë theksojmë është se pavarësisht dallimeve, dallimeve ideologjike dhe politike që mund të ketë lidershipi i ri politik ndaj Marrëveshjes së Prespës, është një marrëveshje ndërkombëtare që është ratifikuar. Nuk ndryshohet apo rishikohet në mënyrë të njëanshme nga palët. Ajo përfaqëson një pikë shumë themelore mbi të cilën u ndërtuan marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut. Kuptohet që Bashkimi Evropian vlerëson çështjet nga Marrëveshja e Prespës dhe zbatimin e plotë dhe konsistent, prandaj mendoj se lidershipi politik i Maqedonisë së Veriut do t’i vlerësojë këto çështje dhe do t’i përmbahet kërkesave nga Marrëveshja e Prespës”, theksoi Gerapetritis.
Ai shtoi se Greqia nga ana e saj monitoron zbatimin e qëndrueshëm të Marrëveshjes dhe kujtoi se “shumica aktuale e qeverisë si opozitë vuri në dukje menjëherë pikat gri të Marrëveshjes”.

Banner

Related posts

Cilët oligarkë po i mbron qeveria duke bllokuar ligjin për masat restriktive?

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Abdilaqim Ademi, figurë e pazëvendësueshme e BDI-së

Gjyla Halili

REISUL ULEMA MORI PJESĒ NË FESTËN NACIONALE TË KATARIT

Gjyla Halili