AKTUALE

Selami: Taravari ndryshoi çdo deklaratë dhe theu çdo premtim të dhënë

Selami: Taravari ndryshoi çdo deklaratë dhe theu çdo premtim të dhënëIsh Kryetari i komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit si dhe i emëruar ambasador i vendit në Hungari, Ilmi Selami, ka komentuar në rrjetet sociale shumë nga premtimet e dhëna publike të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, kandidati opozitar për president në zgjedhjet e 24 prillit.

“Partitë e ish LEN-it “janë derivate të BDI-së” dhe hop bashkë me derivatet!
Nuk jam i interesuar për kandidaturë për president dhe hop, kandidat!
Si të humbi me një votë më pak, jap dorëheqje dhe hop, ska dorëheqje!
S’ka qeveri pa kushtin për ndryshime kushtetuese dhe hop, edhe mund të ketë!
Do marim kryeparlamentarin dhe gjashtë ministri dhe hop, jo be se nuk e kam thënë bash ashtu!

Asi-k’si, ashtu-kështu, anej-knej, djathtas-majtas, nami i sllallomit politik me dredhina e gënjeshtra, me intriga…

Taravari, je në skenë të hapur politike, të shohim, të vërejmë, po diktohesh ashiqare. Mere me ngadalë e më me seriozitet këtë punë, mendoje mirë nëse mundesh se këto punë nuk janë shaka.” ka shkruar Selami.

Banner

Related posts

Osmani: Për lëndën “Pacienti” të PSP-së, nuk ka pasur aktakuzë, koalicioni “Vlen” nuk ka ide në këtë fushatë zgjedhore

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN

Gjyla Halili

Mexhiti: Mbledhjen e parë të përbashkët e mbajmë me Qeverinë e Kosovës

Gjyla Halili