AKTUALE

Mexhiti: Për qeverinë e re të RMV-së janë duke negociuar fituesi me fituesin

Kreu i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se VLEN është fitues në bllokun politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe se si rrjedhojë, sipas tij, për qeverinë e re po negociojnë fituesi me fituesin.

“Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin. VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë”.

“Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Me këtë absolvohen të gjitha dilemat se kush e ka legjitimitetin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të 8 majit”, ka shkruar Mexhiti.

Banner

Related posts

Ahmeti: Dyert e BDI-së janë të hapura për të gjithë ata që janë mashtruar

Gjyla Halili

Osmani: Nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste ndaj SHBA-së

admin

Ahmeti: E dua Maqedoninë po aq sa e duan Mickoski e Cërvenkovski! Është vendi im, këtu kam gjyshërit dhe varret

Gjyla Halili