Gjykata administrative sot e ka hedhur si të pabazë ankesën e koalicionit “Fronti Evropian” ndaj vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për pranimin e ankesës nga koalicioni “Maqedonia juaj” për vendvotimin 1470 në Dollnen për zgjedhjet parlamentare 2024.
Koalicioni “Fronti Evropian” ka iniciuar shtatë ankesa kundër vendimeve të KSHZ-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. Për të gjitha është formuar lëndë dhe janë caktuar për sot.
Deri tani Gjykata administrative e ka refuzuar si të pabazë ankesën për vendvotimin 1194 në Komunën e Krushevës.
KSHZ në seancën e 104-të ka shqyrtuar ankesat e partive politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Nga gjithsej 27 ankesa të paraqitura – nëntë nga koalicioni “VLEN” tetë nga VMRO-DPMNE-ja, pesë nga LSDM-ja dhe katër nga E Majta, janë pranuar shtatë dhe atë gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë zgjedhore
Në Njësinë zgjedhore 5 janë pranuar ankesat për vendvotimin 1272 në Ohër, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1844 në Strugë, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen. Në vendvotimin e Njësisë 6 është pranuar një ankesë për vendvotimin 2101 në Zhelinë.
Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të shpallura nga KSHZ-ja, koalicioni “Maqedonia juaj” udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 58 mandate të deputetëve, e ndjekur nga koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI me 19 mandate të deputetëve, koalicioni për “Ardhmëri evropiane” të udhëhequr nga LSDM me 18, koalicioni “VLEN” me 13, ndërsa Lëvizja ZNAM dhe “E Majta” nga gjashtë mandate të deputetëve.