Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se veprimtaria kombëtare e La Ilazit siç njihej për bashkëluftëtarët, do të mbetet e madhe, dhe krenari për të gjithë shqiptarët.
Statusi i plotë:
Sot në shtëpinë që në vitin 2001 ishte selia e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Sellcë kujtuam bashkë me bashkëpunëtorë, shokë dhe me familjarët e të ndjerit Iljaz Ademi, kontributin e tij kombëtar e njerëzor, atdhedashurinë dhe zemërgjerësinë që kishte.
La Ilazi, si e thirrshim të gjithë iku në amshim po prapa vetes la veprën e madhe të luftëtarit për liri e barazi.
Përveç emrit dhe veprës së madhe që e nderon Sellcën dhe mbarë Malësinë e Sharrit, La Ilazi la prapa vetes një familje të shëndoshë, bujare e punëtore.
Duke i shprehur ngushëllimet tona djalit të madh, Selamit dhe 6 vëllezërve e dy motrave ne përcollëm edhe respektin e të gjithë ish-ushtarëve e bashkëluftëtarëve të Iljaz Ademit.
Lavdi e përjetshme veprimtarisë së tij kombëtare!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar për ngushëllime familjen e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Iljaz Ademit nga fshati Sellcë i Komunës së Tetovës.
Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se veprimtaria kombëtare e La Ilazit siç njihej për bashkëluftëtarët, do të mbetet e madhe, dhe krenari për të gjithë shqiptarët.
Statusi i plotë:
Sot në shtëpinë që në vitin 2001 ishte selia e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Sellcë kujtuam bashkë me bashkëpunëtorë, shokë dhe me familjarët e të ndjerit Iljaz Ademi, kontributin e tij kombëtar e njerëzor, atdhedashurinë dhe zemërgjerësinë që kishte.
La Ilazi, si e thirrshim të gjithë iku në amshim po prapa vetes la veprën e madhe të luftëtarit për liri e barazi.
Përveç emrit dhe veprës së madhe që e nderon Sellcën dhe mbarë Malësinë e Sharrit, La Ilazi la prapa vetes një familje të shëndoshë, bujare e punëtore.
Duke i shprehur ngushëllimet tona djalit të madh, Selamit dhe 6 vëllezërve e dy motrave ne përcollëm edhe respektin e të gjithë ish-ushtarëve e bashkëluftëtarëve të Iljaz Ademit.
Lavdi e përjetshme veprimtarisë së tij kombëtare!
https://www.facebook.com/photo?fbid=983716503122472&set=pcb.983716656455790