BOTA

Pentagoni: Një balonë spiune kineze ka fluturar mbi hapësirën ajrore të SHBA-së

Banner

Ushtria amerikane po gjurmon një balonë të dyshuar spiune kineze që ka fluturuar mbi Amerikën veriperëndimore ditët e fundit.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha se SHBA -ja ka “besim shumë të lartë” se është një balonë kineze në lartësi të madhe dhe po fluturonte mbi vende të ndjeshme për të mbledhur informacion.

Është e qartë se qëllimi i kësaj balone është për mbikëqyrje”, tha zyrtari.

Pekini nuk e mohoi menjëherë se i përkiste atyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning tha se po punohet për verifikimin e kësaj çështje.

Balona u pa mbi Billings në Montana të mërkurën, afër një prej tre fushave të silosit të raketave bërthamore të SHBA-së në bazën e Forcave Ajrore Malmstrom.

Ai gjithashtu fluturoi mbi Ishujt Aleutian, në brigjet e Alaskës dhe përmes Kanadasë, shkruan skynews.

Baloni është ende në hapësirën ajrore të SHBA-së, por zyrtarët nuk pranuan të thonë se ku është tani.

Banner

Related posts

Nga vapa në përvëlim! Përkeqësim i situatës në Itali e Greqi, zjarre në Spanjë

admin

Ministri rus i mbrojtjes vlerëson ‘besnikërinë’ e ushtrisë gjatë rebelimit Wagner (fotot)

admin

Erdogani hap rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

Leave a Comment