AKTUALE

Osmani në Strasburg në sesionin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani do të marrë pjesë në Sesionin e 133-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, krahas fjalimit në sesionin e nesërm, sonte Osmani do të marrë pjesë në darkën e punës me temë “Qëndrueshmëria e projektit europian në kohën e kërcënimeve të shumta” e organizuar nga sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq dhe presidentja e Komitetit të Ministrave të Lihtenshtajnit, Domenik Hasller.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, në margjinat e sesionit të Këshillit të Evropës, Osmani do të realizojë edhe takime të shumta me kolegët e tij nga vende të ndryshme, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Banner

Related posts

Më së paku 20 hotele të reja dhe pishinë me borë artificiale – premton Bajram Rexhepi në Kodrën e Diellit

Gjyla Halili

Flokët mund të tregojnë shumë për shëndetin tuaj

admin

Angellovska-Bezhoska: Me edukim financiar të rinjtë do të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomissë

Gjyla Halili