AKTUALE

Sot nisin negociatat e grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it

Grupet e punës të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sot në ora 14 do të nisin takimin e parë për formimin e Qeverisë së Re,.

Siç bëhet e ditur në takimin e parë që do të zhvillohet në selinë e VMRO-DPMNE-së pritet të përcaktohet dinamika dhe metodologjia e punës, por e dhe fushat për harmonizimin e programit të Qeverisë së ardhshme.

Ekipi i VMRO-DPMNE-së është i përbërë në nivel nënkryetarësh: Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska-Koçovska dhe Timço Mucunski.

Ndërsa, ekipi i koalicionit VLEN do të përbëhet nga: Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, Visar Ganiu nga Lëvizja Demokratike, Adnan Azizi nga Lëvizja Besa dhe Bashkim Murtezi nga Alternativa.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dy ditë pas zgjedhjeve zhvilloi takimin e parë me krerët e koalicionit VLEN në selinë e këtyre të fundit pranë sheshit “Skënderbeu”. Pas këtij takimit u njoftua se dyja palët janë dakorduar për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për Qeverinë e ardhshme, të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Related posts

537 vota në Sukuruq për Forumin Shqiptarë

admin

Deputetët rekorderë/ Grupi parlamentar i VMRO inkason nga paratë e qytetarëve 132.000 euro për harxhimet e rrugës

admin

Zjarr në Mavrovë, është aktivizuar edhe helikopteri i MPB-së për shuarjen e tij

Gjyla Halili