AKTUALE

Këta janë dy deputetët e Frontit Evropian që u rrezikohet mandati!

Kandidatja e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në kuadër të Frontit Evropian, Fatmire Isaki dhe kandidati i BDI-së në njësinë numër pesë, Fatmir Jaoski, janë kandidatët të cilët e kanë në pikëpyetje mandatin edhe pse në bazë të rezultateve të para joërfundimtare fituan numër të mjaftueshëm të votave.
Mirëpo pikëpyetjet rreth mandatit të tyre janë paraqitur pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duke vepruar në bazë të ankesave të Koalicionit VLEN të parashtruar për disa vendvotime në zonën 5 dhe 6 zgjedhore që të hap kutitë e votimit për 7 vendvotime. Në 4 prej tyre u konstatuan parregullsi edhe atë: në vendvotimin 2101, vendbanimi Llërcë, Komuna e Zhelinës u konstatua se në kutinë e votimit ka 1 votë më shumë në favor të Frontit Evropian sesa votues të cilët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, në vendvotimin 0387 vendbanimi Gostivar dhe vendvotimin 1953 vendbanimi Tetovë pati korigjim të rezultatit zgjedhor pasiqë vota të pavlefshme janë numëruar dhe llogaritur si vota të Frontit Evropian, shkruan Zhurnal.

Mandatet deputetes së dytë të PDSH-së, Fatmire Isaki dhe i deputetit Jaoski, tani nuk janë të sigurta , për shkak se vendvotimet ku do të përsëritet votimi, nëse Gjykata nuk vendos ndryshe, janë me shumicë votuesish shqiptarë. Nsse VLEN bën kthesë në këto vendvotime, atëherë do të barazon rezultatin me Frontin Evropian në njësinë 6 në 8:8, kurse në njësinë 5 në 3:2, kurse rezultati i përgjithshëm do të ulej në 17:15.

Ndërkohë Fronti Evropian ka reaguar ndaj vendimit të KSHZ-së, shkruan Zhurnal

Elmi Aziri nga “Fronti Evropian” rvendimin e vlerësoi si të padrejtë dhe tendencioz, duke paralajmëruar ankesë në Gjykatën Administrative.
“Në mënyrë jo të drejtë dhe me mbivotim si në kohëra të monizmit në KSHZ, u soll vendim për rivotim në disa vendvotime në zonën e 5 dhe 6, pikërisht në vendvotime ku fitues janë palët ankimuese, të cilët votuesit e tyre po i emërtojnë si hajdutë, duke poshtëruar kështu një elektorat të tërë. Ju informojmë se tashmë kemi alarmuar të gjitha institucionet përkatëse dhe faktorin ndërkombëtar, sepse kemi informacione të sakta që ndaj anëtarëve të KSHZ, që ditën e premte, u janë dhënë instrukcione partiake në selitë e tyre nëpërmjet të presionit politik”, tha Elmi Aziri.
Nga Fronti Evropian theksojnë se, këto veprime janë vepra penale dhe se do të ndërmirren të gjitha masat e nevojshme dhe do të shfrytëzohen të gjitha format demokratike për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve.

Por për koalicionin VLEN nuk a dilema se ka pasur parrgullsi zgjedhore.
“I ashtuquajturi Front Evropian duke keqpërdorur të gjitha mekanizmat e pushtetit në mënyrë flagrante ka shkelur dhe deformuar vullnetin e qytetarit duke implementuar “trenin bullgar” siç janë rastet tanimë të konfirmuara me vendim të KSHZ-së në Likovë dhe Llërcë si dhe duke numëruar vota të pavlefshme në llogari të Frontit dhe BDI-së. Imagjinojeni vetëm me 7 kuti të votimit të hapura u konstatuan parregullsi dhe vjedhje e votës në 4 prej tyre. Kjo dëshmon qartë se pse BDI sot është në panik. Ata janë në panik jo vetëm se do të shkojnë në opozitë dhe do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorimet dhe shkeljet e ligjit, por gjithashtu sepse dje me hapjen e kutive u vërtetua se ata përmes keqpërdorimit të mekanizmave të pushtetit, kërcënimeve, shantazheve, presionit dhe trenit bullgar kanë tentuar që të deformojnë vullnetin e popullit dhe rezultatin zgjedhor”, theksoi Fatmir Sabriu nga koalicion VLEN.

KSHZ-ja pranoi shtatë ankesa – gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në Njësinë e gjashtë zgjedhore

Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e 104-të i shqyrtoi ankesat e paraqitura nga partitë politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 8 maj. Nga gjithsej 27 ankesa të paraqitura – nëntë nga koalicioni “VLEN”, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM-ja dhe katër nga e Majta, shtatë janë pranuar edhe atë gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në Njësinë e gjashtë zgjedhore.
Në Njësinë e pestë zgjedhore janë pranuar ankesat për vendvotimet 1272 në Ohër, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1844 në Strugë, 1470 dhe 1470/1 në Dollneni. Në Njësinë e gjashtë zgjedhore është pranuar një ankesë për për vendvotimin 2102 në Zhelinë.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të bëhet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative, nga ana tjetër, është e detyruar të marrë vendim brenda 48 orëve nga pranimi i saj. Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, Koalicioni Maqedonia e Juaj i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate të deputetëve, 58, pas çka vijojnë Koalicioni Fronti Evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate të deputetëve, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i kryesuar nga LSDM, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E majta nga gjashtë mandate të deputetëve. /Zhurnal

Related posts

DOKUMENT/ Skandalet skanë të ndalur, Kasami e “qeras” edhe me një tender kompaninë “On Media”

Gjyla Halili

EDHE NJË HAFIZ NGA MEKTEBI I XHAMISË SË PASHËS

Gjyla Halili

Izet Mexhiti i përgjigjet Ali Ahmetit: Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet por po avancohet!

Gjyla Halili