AKTUALE

Fjalimi i Presidentes/ Reagon Athina zyrtare: RMV shkeli Marrëveshjen e Prespës!

“Provokim nga Siljanovska” është komenti i disa mediave greke në tekstet për inaugurimin e presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova për shkak se gjatë deklaratës solemne ajo nuk e përmendi emrin kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Anashkalimi i emrit Maqedonia e Veriut, gjatë betimit solemn dhe fjalimit në Parlament të Presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, bëhet lajm dite në Greqi.

“Kursi evropian i RMV-së varet nga përdorimi i emrit kushtetues” – ka qenë reagimi i menjëhershëm I Ministrisë së Jashtme greke.

Athina zyrtare thotë se veprimet e Siljanovskës, paraqesin shkelje të marrëveshjes dhe Kushtetutës, duke rikujtuar se Qeveria greke përkundër ankesave që i pati si opozitë, respekton Marrëveshjen si ndërkombëtarisht të ratifikuar, që mbizotëron çdo dispozitë tjetër ligjore.

“Kjo procedurë qartazi shkel Marrëveshjen e Prespës, por edhe Kushtetutën e shtetit fqinj, që është i harmonizuar me obligimet e saja ndërkombëtare. Marrëdhëniet dypalëshe dhe rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varen nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe përdorimit të emrit kushtetues”, thanë nga MPJ e Greqisë.

Ambasadorja e Greqisë në Shkup, Sofija Filipidu, edhe pse e ftuar në seancën e Kuvendit për të ndjekur betimin e Presidentes së re Gordana Siljanovska, në shenjë revolte dhe proteste, braktisi Parlamentin.

Gazeta greke “Katimerini” shkruan se ka patur direktivë relevante nga Ministria e Jashtme greke.

“Katimerini” ka rikujtuar edhe deklaratën e fundit të Kryeministrit grek, Kirjakos Micotakis, lidhur me Marëveshjen e Prespës, se me shqetësime ka ndjekur deklaratat e disa funksionarëve të VMRO-së gjatë fushatës zgjedhore dhe se është në pritje të qëndrimit zyrtar të qeverisë së re lidhur me emrin e shtetit.

Maqedonia e Veriut: Provokim nga presidentja e re– e quajti vendin Maqedoni”, “Maqedonia e Veriut: Ambasadorja greke u largua nga inaugurimi”, “Maqedonia e Veriut: Gordana Siljanovska e quajti Maqedoni”, “Maqedonia e Veriut: E tha dhe atë e bëri presidentja e re”, janë disa nga titujt në edicionet onlajn të mediave greke./tvklan.mk/

Related posts

Manifestimi për shënimin e 30 vjetorit të Menduh Thaçit në politik

admin

Agjencia e spiunazhit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se chatbot-et e AI si ChatGPT përbëjnë një kërcënim sigurie

admin

Zgjedhja e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese, reagon Yuri Kim: Gjykata arriti të ketë trupë të plotë, i urojmë suksese

admin