AKTUALE

Inagurimi i presidentes/ Siljanovska: Do të jem presidente e të gjithëve

Në Kuvendin e Maqedonisë, u bë inaugurimi i presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska.

Në fjalimin e saj, presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, tha se nuk ka mundur të paramendoj se do të merr besimin e mbi 560 mijë qytetarëve.

Ajo tha se personi i vetëm i cili ka besuar se do të ndodh kjo ka qenë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ndërsa ajo nuk ka besuar.

“Së pari, do ta respektojë këtë Kuvend, do t’i harrojë momente e këqija, do t’i mbaje mend vetmë të mira. Do të jem presidente edhe palës së majtë dhe të djathtë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, nuk do t’i ndajë në bazë etnike, as religjioze as çfarëdotjetër”, tha Siljanovska, duke shtuar se do të bëj gjithçka për ta arsyetuar besimin.
Gordana Siljanovska, tha se është koha për unitet, ndërsa fjalimin ua dedikojë në veçanti grave. “Jam gëzuar se këtyre ditët urimet e para erdhën nga gratë. Ditëlindjen e festova me ambasadoren e SHBA-së, këtë nuk do harrojë asnjëherë”, tha presidentja Silanovska.

Banner

Related posts

Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit?

Gjyla Halili

Kostadinovski: Seanca përgatitore mund të mbahet në fillim të marsit, vendimi përfundimtar do të sillet më së voni në maj

Gjyla Halili

Imami i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly arrin në Maqedoni, pritet nga kreu i BFI-së

Gjyla Halili