AKTUALE

Debat Plus në Klan M/Grubi sfidon VLEN-in: Le të bëhemi bashkë dhe të themi se nuk formojmë qeveri pa ndryshime kushtetuese

Në një deklaratë të fundit gjatë emisionit “Debat Plus” në Klan Debat, Artan Grubi nga Fronti Europian ka sfiduar VLEN-in për bashkëpunim, për të arritur ndryshime kushtetuese që do të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Grubi ka theksuar se pa këto ndryshime, nuk do të formohet qeveri, duke e cilësuar këtë si një sfidë të hapur.

Ai ka sfiduar VLEN-in të bashkëpunojë hapur për interesin kombëtar dhe rajonal, duke u shprehur se dorëheqjet e dorëzuara nga ana e tyre janë një dëshmi e qartë e angazhimit të tyre për integrimin europian mbi çdo interes tjetër. Në fund, Grubi ka bërë thirrje për bashkëpunim për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë që të mos lejohet margjinalizimi dhe bllokadat për projektet e mëdha, duke ruajtur pozitat e shqiptarëve dhe duke mos lejuar kthimin mbrapa nga Marrëveshja e Ohrit.

“Në rregull ja le të bëhemi bashkë dhe të themi se nuk formojmë qeveri pa ndryshime kushtetuese, kjo është një sfidë e hapur. Të behemi bashkë me VLEN-in dhe t’u themi se nuk ka qeveri pa respektimin e vullnetit të qytetarëve.
Unë e sfidoj VELN-in të bëhemi bashkë, ja dalim ballëhapur para qytetarëve, në qoftë se vërtet e kemi interesin kombëtar, dhe rajonal.
Ne kemi dorëzuar dorëheqjet, Mickovski ka qenë në preskonferencë, ku Mickovski tha une pranoj politik monoetnike vetëm me një kusht që BDI-ja të mos jetë pjesë e kësaj qeverie, në atë sekond i kemi shkruar dorëheqjet të gjithë ne, dhe ja kemi dorëzu atë sekond. Ai ende ishte në preskonferenc nuk e kishte përfunduar akoma kur filluan ta sfidonin gazetarët, duke i thënë se BDI-ja u tërhoq nga qeveria.
Ne këtë e kemi dëshmuar se integrimin europian e kemi mbi çdo interes personal, partiak. Të bëhemi bashkë ta ndryshojmë kushtetutën, të mos bëhen shqiptarët më pak se që janë tani, të mos bëhen bllokadat për projektet e mëdha, mos lejojmë margjinalizimin, mos lejojmë kthimin mbrapa nga Marrëveshja e Ohrit. Le të vijnë të bëhemi bashkë edhe pse jemi fitues”, tha Grubi.

Related posts

Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës

Gjyla Halili

Ambasadori gjerman Otto Graf viziton Thaçin, Kasamin e Gashin

admin

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende

Gjyla Halili