AKTUALE

Pendarovski do lë benificionet si ish president, do kthehet tek profesioni si profesor

Stevo Pendarovski pas përfundimit të mandatit të presidentit, do të heqë dorë nga privilegjet që i takojnë sipas ligjit. Pendarovski ndoshta nuk do të përdorë një kabinet shtetëror me stafin e posaçëm dhe një pension shtetëror të përjetshëm.

Sipas burimeve të TV21, ai me shumë gjasa do të kthehet si profesor në universitetin e njohur ndërkombëtar Kolegji Amerikan në Shkup.

Ish-Presidentët Branko Crvenkovski dhe Gjorgje Ivanov po shfrytëzojnë privilegjet sipas ligjit: pension të barabartë me pagën e kreut të shtetit, kabinet me sekretar dhe makinë me shofer. Pendarovski para pak kohësh deklaroi publikisht se do të heqë dorë nga privilegjet e paraardhësve të tij dhe do t’i kthehet punës nga e cila erdhi në pozitën e kreut të shtetit.

Banner

Related posts

Neziri – Faton Ahmetit : Tearca do t’ua shuaj dritën e blicit më 8 Maj

Gjyla Halili

Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump

Gjyla Halili

Arrestohen dy vajza të mitura në Shkup, të dyshuara për vjedhje në qendër tregtare

admin