AKTUALE

Mickoski nesër takon krerët e VLEN-it, kryeparlamentarin e mban VMRO

Banner

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nesër do të takohet me liderët e koalicionit VLEN. Mickoski pritet të realizojë takim për të biseduar për formimin e Qeverisë së re.

Sipas burimeve partiake, Mickoski ofron 4 ministri, nuk e jep Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Transporti dhe Lidhjeve, kurse liderët e VLEN-it kërkojnë 5 deri në 6 ministri dhe kryetarin e Kuvendit. Pas takimit të nesërm, bisedimet pritet të vazhdojnë në nivel të grupeve të punës.

Burime nga VMRO-DPMNE thonë se VLEN është e interesuar për Ministrinë e Shëndetësisë, që do ta merrte ASH-ja e Taravarit, ndërkaq Izet Mexhiti mund ta lërë funksionin e deputetit dhe të marrë drejtimin e Ministrisë për Sistem Politik, që tani drejtohet nga Artan Grubi. Lëvizja Demokratike e Mexhitit kërkon edhe Drejtorinë e Doganave. Alternativa e Afrim Gashit është e interesuar për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Arsimit, ndërkaq BESA e Bilall Kasamit mund ta marrë drejtimin e Ministrisë së Kulturës.

Nga VMRO-DPMNE nuk pritet që ta japin kryeparlamentarin, pasi thonë se ata kanë 58 deputetë, në krahasim me VLEN që ka 13.

Banner

Related posts

Nga 1 nëntori, marrja e patentës do t’ju kushtojë shumë më shtrenjt!

Gjyla Halili

Policia në Shkup gjobit 162 shoferë, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti viziton Drenicën, takon Lladrovcin në Drenas dhe Lushtakun në Skenderaj

Gjyla Halili