Artan Grubi nga Fronti Europian, duke folur në Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, ka theksuar progresin e bërë nga BDI dhe aleatët e saj që nga Marrëveshja e Ohrit në vitin 2002. Ai ka thkesuar se kanë kaluar nga vështirësitë e gjetjes së intelektualëve shqiptarë për pozita udhëheqëse, në ndërtimin e kapaciteteve administrative dhe intelektuale që na kanë mundësuar të marrim rolin e kryeministrit të shtetit.
“Sa i përket çështjes së LSDM-së dhe BDI-së di të them se në 20o2 pas Marrëveshjes së Ohrit kemi pasur vështirësi të gjejmë shqiptarë intelektual, për t’i vendosur në pozita udhëheqësie për t’i bërë drejtora, dhe në pozita udhëheqëse. Por nga viti 2002 deri në vitin 2020 kemi ndërtuar kapacitete adminitrative, intelektuale, në shtet për të bërë edhe kryministër të shtetit, dhe këtë nuk mund ta kapërdijnë dhe nuk mund të na e falin, sepse mësuam se si udhëhiqet insitucioni, si drejtohet admiknistrata dhe si të realizohen projektet, për katër vite ne kemi realizuar çdo gjë që kemi premtuar”, tha Grubi.
Ai tha se VMRO-ja ka shfrytëzuar një narrativ që ka për qëllim të mbjellë mosbesim ndaj shqiptarëve dhe të kthejë vendin në mentalitetin e vitit 2001. Grubi gjithashtu kritikoi LSDM-në për të rënë pre e këtij narrativi, duke sugjeruar se kjo ka kontribuar në rënien e saj politike.
VMRO-ja e ka shfrytëzuar këtë narrativ sepse shqiptarët për herë të parë u bënë zotët në vendin e tyre. Ne kemi thyer tabu, dhe VMRO-ja është e tillë si para 30 viteve. Dhe narrativi që ka mbjellë VMRO-ja ka nxitur një rrezik shumë të madh te populli që mos ti duan shqiptarët, dhe po na kthen me një mendësi të vitit 2001.
LSDM-ja ra prehë e narrativit të VMRO-së prandaj ra në këtë gjndje.