AKTUALE

Hoxha në Debat Plus në Klan M: LSDM duhet të marrë përgjegjësi për vendimet e veta, jo të fajësojë BDI-në për humbjen e saj

Banner

Analisti politik Dibran Hoxha, i ftuar në Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, ka bërë thirrje për një ndryshim të qasjes së LSDM-së ndaj përgjegjësisë politike. Ai tha se LSDM-ja nuk mund të hedhë të gjithë fajin mbi BDI-në, sepse ata duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e veta.

Ai kritikoi narrativën e krijuar nga VMRO-ja, e cila e ka përshkruar LSDM-në si një patericë e BDI-së, dhe tani akuzon shqiptarët se po marrin kontrollin e qeverisjes. Hoxha theksoi se LSDM-ja duhet të luftojë këtë propagandë nacionaliste dhe të mos lejojë që të mbizotërojë në diskursin politik.

Shiko Ermal nuk mundet që LSDM-ja krejt fajin tja hedhi BDI-së, ata nuk janë të vegjël janë një parti e mirëstrukturuar politikisht, dhe duhet të marrin përgjegjësi për vendimet dhe veprimet e veta. Ajo që ka mbizotëruar gjatë kësaj periudhe ka qenë narrativa që ka krijuar VMRO-ja, se LSDM-ja është patericë e BDI-së, de tani ata thonë shihni se si shqiptarët na morrën neve përsipër edhe na udhëheqin e kështu me rradhë.
Dhe ndodh që shpesh her një parti mund të mos ketë mejte me luftu një propagandë të tillë nacionaliste si ajo e VMRO-së. Pra atë makinerinë propaganduese që thonë se hqiptarët na morrën përpara, dhe shihni si po na qeverisin./tvklan.mk/

Banner

Related posts

Krenar Lloga i dërgon të fala Mickoskit: ASH mbetet e shqiptareve!

Gjyla Halili

Ministrja e Arsimit, Janevska nuk ndjehej komod me gjuhën shqipe, kërkon nga Kasami që të flasë maqedonisht

Gjyla Halili

Linjë telefonike pa pagesë të Avokatit të Popullit për shkelje të të drejtës së votës

Gjyla Halili