Në një deklaratë të dhënë gjatë Emisionit Debat Plus në Klan Maqedonia, Artan Grubi nga Fronti Europian shpalli një fitore të rëndësishme për koalicionin e tij në zgjedhjet e fundit. Ai tha se për herë të parë, fronti është bërë forca e dytë në shtet, duke tejkaluar LSDM-në në numrin e deputetëve.
“Një ngadhënjim shumë i madh në këtë proces zgjedhor ishte që për herë të parë ne jemi forca e dytë në shtet, pa marrë parasyshë rrethanat në ë cilat jemi. Po LSDM-ja është me numra deputetëssh pas Frontit Europian, nuk ka ndodhur ndonjëher një koalicion i udhëhequr nga një shqiptar të jetë forca e dytë në shtet”, tha Grubi.
Kjo arritje, sipas tij, është e krahasueshme me momente historike si zgjedhja e kryeministrit dhe kryeparlamentarit të parë shqiptarë në Maqedoni. Grubi theksoi se kjo është hera e parë që një koalicion i udhëhequr nga një parti politike shqiptare arrin të jetë forca e dytë në rang kombëtar, duke pasur më shumë deputetë se LSDM-ja, e cila ka udhëhequr qeverinë për shtatë vite me radhë.
“Dhe kjo për vlerësimin tim, dhe njohësit e rrethanave në Maqedoni krahasohet me arritjen e kryeministrit të parë shqiptarë, me kryeparlamentarin e parë shqiptarë, që një koalicion i udhëhequr nga një parti politike shqiptare e ideuar, e dizajnuar të jetë forca e dytë në rang kombëtar po flasim. Ne kemi më shumë deputetë se LSDM-ja e cila udhëhiqte qeverinë nga viti 2017, deri në vitin 2024, 7 vite me rradhë”, tha Grubi./tvklan.mk/