AKTUALE

Fronti Europian mblidhet nesër në Shkup

Banner

Liderët e Frontit Europian do të mblidhen nesër në Shkup, ka bërë të ditur Arbër Ademi nga BDI-ja pas mbledhjes së integristëve në Reçicë të Vogël – Tetovë.

“Dhe çështja e fundit që u diskutua është takimi i i nesërm. Fronti Europian ka nesër takim pune në Shkup në ora 13:00”, tha Ademi.

Arbër Ademi në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël, ka kumtuar tre pikat që janë konstatuar sot, transmeton TV21. Si pikë e parë është se në këtë mbledhje është konstatuar se legjitimitetin për të formuar Qeverinë e ka marrë Fronti Europian nga sovrani.

“U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit… Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.

Banner

Related posts

Bytyqi: Bashkëjetesa dhe solidariteti janë bazat e përparimit të shoqërisë sonë

Gjyla Halili

LSDM: Të rrezikshme janë njoftimet e DPMNE-së për bllokimin e rrugës evropiane të vendit

Gjyla Halili

Kush do të dilte fitues në “duelin” presidencial mes Arben Taravarit dhe Ali Ahmetit? Ja çka flasin faktet?

Gjyla Halili