AKTUALE

Mehazi: BDI-ja zemërgjerë ua fali gjysmën e deputetëve partive tjera

Banner

Maqedoninë e Veriut më 8 maj mbajti zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale.

VMRO DPMNE-ja, e cila deri tani në opozitë, u shpall fituese si për kreun e shtetit, ashtu edhe në zgjedhjet për Parlamentin e ri.

Profesori nga Maqedonia Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se BDI-ja e Ali Ahmetit ua fali gjysmën e deputetëve partive tjera.

Sipas tij, Ali Ahmeti ka bërë gabim politik gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare, sepse nga 18 deputetë, që mori, 9 janë të huaj, 9 janë puro të BDI-së.

BDI-ja zemërgjerë me votat e saja ua fali gjysmën e deputetëve partive tjera pa farë ndikimesh politike, nga kurrgjë i bëri parti parlamentare.

BDi-ja me votat e veta ia fali Thaçit dy deputetë, nga tabuti politik Ali Ahmeti e ringjalli Thaçin si feniksi, po ashtu Ali Ahmeti zemërgjerë dhe Selën e nxori nga varri politik, ia dhuroi dy-tre deputetë, çfarë gabim politik ka bërë Ali Ahmeti gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare, nga 18 deputetë, 9 janë të huaj, 9 janë puro të BDI-së, sipas rezultateve del s’e Vleni ka 13 deputetë, BDI-ja 9 deputetë, çfarë luksi politik i BDI-së, përgjysmoi veten për armiqtë më të mëdhenj të BDI-së.

Rezultatet e deputetëve shqiptarë janë si vijon: Vlen 13 deputetë, BDI-ja 9 deputetë, PDSH-ja 2 deputetë, Sela 3 deputetë, Zejdi 1 deputet dhe partitë e pakicave turke, rome e boshnjake 3 deputetë”, shprehet profesori.

Banner

Related posts

BDI: Nikollovski shpif qëllimisht për ti dëmtuar projektet që na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë

Gjyla Halili

Alarm për bombë, evakuohet Qendra Tregtare “East Gate”

admin

Luftime të ashpra në Ukrainë, teksa kryeministri japonez viziton Kievin

admin