AKTUALE

Mot i ndryshueshëm dhe më i freskët

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesët jugore, vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, lokalisht të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 13, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 14 deri 20 gradë Celzius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 20 gradë.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nesër do të ketë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa më pas, në ditët në vijim në orët e pasdites do të ketë dukuri lokale të reshjeve të shkurtëra të shiut me bubullima. Temperatura e ditës do të jetë në rritje.

Banner

Related posts

BDI Gostivar me reagim: Taravari shpërbleu me punësim bashkëshorten!

Gjyla Halili

Edhe Talat Xhaferi paralajmëron dorëheqjen

admin

Roli pionier i BDI në avancimin e qeverisjes së mirë dhe përpjekjeve kundër korrupsionit

Gjyla Halili