AKTUALE

Për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Kuvend dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve, paralajmëroi Mickoski

Për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Kuvend dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve, paralajmëroi Mickoski
Për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Kuvend dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve, paralajmëroi Mickoski
Publikuar 21:04 9 Maj, 2024
Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri në ardhje, Hristijan Mickoski, theksoi ai është i pari që dëshiron ta shohë vendin në BE, por shtoi se nuk pranon ultimatume me të cilat, siç tha, populli i Maqedonisë do t’i paguajë gabimet e disa politikanëve të paarsyeshëm.


“Megjithatë, për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Parlament dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve”, tha Mickoski.

Mickoski sot vlerësoi që deri më 28 maj, kur të formohet përbërja e re e Kuvendit, koalicioni i VMRO-DPMNE-së do të mund të arrin deri 61 deputetë.

Ai përsëri konfirmoi se koalicioni VLEN do të jetë partneri i tyre kryesor i koalicionit, të cilin e vlerësoi si përfaqësues të vërtetë të bashkësisë shqiptare në vend, duke shtuar që bisedimet joformale tashmë kanë filluar me koalicionin VLEN.

Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja ka shënuar fitore bindëse ndërsa LSDM-ja humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024. Në bllokun shqiptar, Fronti Evropian doli me mbi 30 mijë vota më shumë se koalicioni opozitar VLEN.

Në Kuvendin e RMV-së do të jenë Levica dhe ZNAM e cila garoi për herë të parë këto zgjedhje.

Related posts

Për 5 muaj autoritetet kanë mbledhur 23,6 milionë euro nga pikat për pagesë në autostradë, në rritje shfrytëzimi i pajisjeve elektronike

Gjyla Halili

Fillon me punë shtabi i Bdi-së në Tetovë, Xhemail Jusufi zgjidhet shef i shtabit zgjedhorë

Gjyla Halili

Enver Idrizi u dekorua me medalje, shqiptari më i sukseshëm në Kroaci

Gjyla Halili