AKTUALE

Ahmeti: Fitorja dhe legjitimiteti i takon vetëm Frontit Evropian

Banner

Ali Ahmeti ka komentuar rezultatet nga zgjedhjet parlamentare të realizuara më 8 Maj.

Pasi ka falënderuar qytetarët për votën e dhënë ai ka theksuar se fitorja dhe legjitimiteti i Frontit Evropian.

“Të nderuar qytetarë,

Ju faleminderoj nga zemra për votën tuaj në zgjedhjet parlamentare të 8 majit që nxorri fitues të padiskutueshëm Frontin Europian dhe kauzën tonë europiane me 19 mandate deputetësh, madje duke na bërë forcën e dytë politike në vend.

Faleminderoj të gjithë aktivin politik të Frontit në të gjitha njësitë zgjedhore për kontributin e tyre në këtë rezultat të shkëlqyeshëm zgjedhor.

Këtë besim tuajin ju premtoj se nuk do ta zhgënjejmë, do të vazhdojmë të jemi garanca e vetme e orientimit euro-amerikan të vendit, mburojë e
përhershme nga ndikimi i dëmshëm rus dhe faktor i padiskutueshëm i zhvillimit të vendit në rrugën e duhur.

Fitorja dhe legjitimiteti i plotë dhe i vërtetuar me mbi 31.000 votat e juaja dhe 19 mandate deputetësh i takon vetëm Frontit Europian!

Bashkë drejt misioneve të rradhës!”, ka shkruar Ahmeti. (INA)

Banner

Related posts

PDSH hapi shtabin në Studeniçan

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi nga Sellca: Më 19 Tetor e kthejmë dinjitetin, e sjellim fitoren e madhe për Tetovën

Gjyla Halili

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Rajon drejt BE. Ja shifrat për 6-mujorin e parë 2023

admin