Ali Ahmeti, ky shqiptar i përmasave të mëdha shekullore e i lavdishëm prej lindjeve historike të truallit arbëror, i cili me politikën e Tij të madhe dhe të hapur euroatlantike, ka dëshmuar dhe po dëshmon se është aleat i madh i paqes dhe i stabilitetit jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, në Ballkan dhe Europë, por edhe më gjerë, në tërë planetin njerëzor!
Udhëheqësi i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, me politiken e Tij kombëtare në Maqedoninë e Veriut, po dëshmon se populli shqiptar, ka rol vendimtar e të padiskutueshëm në funksionimin normal, progresiv e demokratik të Maqedonisë së Veriut, brenda dhe jashtë saj!
Politikani modern shqiptar, patrioti e atdhetari i palcës kurizore të kombit, luftëtari e komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Udhëheqësi masiv i popullit shqiptar Ali Ahmeti, jo vetëm ishte dhe mbetet njëri prej dirigjentëve fantastik dhe kyq të funksionimit të Maqedonisë së Veriut si maqedono-shqiptare etj.,… por është dhe mbetet njeri prej aktorëve e faktorëve më të mëdhenj të stabilitetit të paqës, në rajon dhe më gjerë!
Teoria dhe praktika fundamentale demokratike, se pushteti politik dhe ai ekzekutiv buron nga populli dhe është vetë vula e popullit, e ka edhe firmën e popullit shqiptar nga Maqedonie Veriut, i cili për vite të tëra me radhë, ia jep me dëshirë dhe me dashuri të madhe votën birit të Tij më të mirë e më të lavdishëm që e ka pasur ndonjëherë, Atij që e ka emrin Ali Ahmeti në Maqedoni në Maqedoni të Veriut!
Ali Ahmeti është i pari dhe i vetmi udhëheqës i madh politik shqiptar, që e ka vazhdimisht mbështetjen e madhe të popullit!
Ilegali i hekurt dhe i pakapshëm nga UDB-a jugosllave, veprimtari i shquar politik-atdhetar, drejtuesi shumëvjeçar i LPK-së, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të UÇPMB-së, Ali Ahmeti, është i vetmi në planet, që formoi Ushtri Çlirimtare Kombëtare, për të zhvilluar luftë të armatosur heroike e historike, për të realizuar të drejta njerëzore e kombëtare për pozitën e barabartë të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Ish – Republika jugosllave e Maqedonisë, pas Republikës së Serbisë, në federatën jugosllave, ishte më antishqiptarja, ishte më e keqja dhe ishte më e padrejta, pothuaj ndaj çdo gjëje shqiptare, këtë e provon katërcipërisht e kaluara e hidhur nëpër të cilën ka kalaur populli shqiptar!
Tashmë të gjithë e dijmë se Ai që ja ka lëkundur me tërrmet e me furtunë themelet, dhe Ai që ia ka rrahur me fuqi herkuli tavolinën pushtetit politik e mafioz të IRJ të Maqedonisë antishqiptare, është shqiptari i madh Ali Ahmeti!
Ali Ahmeti është Ai shqiptar birë Nëne, që ja ka tundur e ja shkundur foltoren shovinizmit maqedon, sepse me retorikën e Tij brilante, për të përmbysur pushtetin antishqiptar në Maqedoninë antishqiptare, ka shkëlqyer si shqiptari më i madh i të gjitha kohërave!
Ali Ahmeti është njeri prej personazheve politiko-patriotike më moderne, e më të mëdha të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar!
Ali Ahmeti me jetën dhe me veprën e Tij, ka dëshmuar se është njëri prej Udhëheqësve më të mëdhenj e më të lavdishëm të planetit shqiptar!
Ali Ahmeti është njëri prej themeluesve modern të Maqedonisë së Veriut, ku flitet shqip zyrtarisht, ku valëvitet ligjerisht flamuri kombëtar shqiptar dhe ku janë Tri Universitete Shqiptare!
Ali Ahmeti është politikan atdhetar, jo vetëm i pakorruptuar, por është edhe i pa shantazhuar dhe historikisht e me argumente, i pafriksuar nga armiqt dhe tradhtarët e kombit!
Ali Ahmeti ka dhënë prova të padiskutueshme, se është mbrojtës i shtetit demokratik, ligjor dhe rendit kushtetues në Maqedoninë e Veriut!
Jeta e thjeshtë dhe në mes të popullit e Ali Ahmetit, e bën personalitet të pranueshëm dhe të krahasueshëm me çdo politikan të madh patriot e atdhedashës popullor, por edhe luftëtar çlirimtar demokrat, sikur e bënë diplomat të shquar dhe burrështetas të pranuar e të nderuar nga të gjithë, brenda e jashtë Atdheut!
Maqedonia e Veriut, ky Atdhe i madh i shqiptarëve në tokat e tyre të gjyshërve e stërgjyshërve të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar, te Ali Ahmeti sheh besnikun e madh të interesave të shtyllës verteblare kombëtare, sheh dalëzotësin e fateve të nëpërkëmbura të shqiptarëve të nënshtruar e të përbuzur, të shfrytëzuar e të pushtuar poltikisht dhe ekonomikisht, të varfëruar e të shpërngulur nga tokat e tyre dhe në mërgim nëpër tërë planetin njerëzor kudo e në çdo skutë!
Shqiptaret e Maqedonisë së Veriut, përshkak të gjendjes së rendë, në të kaluarën ishin të shpërndarë kudo nëpër botë e veqanërisht në ish-jugosllavi!
Ata punonin punë e ushtronin zanate të ndryshme, dhe përkundër përkushtimit të madh në profesionet e tyre, kurrë më parë nuk kishin dinjitet,respekt e konsideratë, kështu sikur kanë tash pas luftës së UÇK-së të vitit 2001, të komanduar nga Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm e Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Partia Bashkimi Demokratik për Integrim e Kryetari i saj Ali Ahmeti, janë kala e pashembullt e çeliktë shqiptare, e cila jo vetëm nuk pushtohet dot, sepse është perfaqesuese eminente dhe e fuqishme e shqiptarizmës heroike dhe transmetuese origjinale e përcaktimit të madh dhe të padiskutueshëm të frymës, të veprës dhe të jetës aktive progresive, në familjen moderne e bashkëkohore euroatlantike, por edhe është agresive progresive në frontin eurotalantik!
Fuqia e personalitetit njerezor të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut, është e madhe dhe ajo gjithnjë është duke shkuar në rritje!
Angazhimi permanent dhe vendosmëria e Tij e madhe, e bëjnë të dukshme dhe të prekshme jo vetëm të pamundurën të mundshme, por edhe arrijnë dhe stolisen me suksese të mëdha e të pranuara dhe të njohura, edhe nga kundërshtarët, kritikuesit dhe nihilistët e papërmirësueshëm dhe tendencioz!
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, në Maqedoninë e Veriut, të gjithë e dijmë se është popullor e i thjeshtë, është natyral e njerëzor, është kombëtar i pashembullt në mbrojtjen e jetës së pakorruptuar të çdo shqiptari e të çdo qytetari në vendin ku Ai qeverisë e do të qeverisë edhe shumë gjatë, sepse vota e popullit në demokraci, është sikur lufta fitimtare çlirimtare e ushtrisë së armatosur rëndë e në menyrë moderne për liri!
Te Ali Ahmeti, fitoret janë të pashmangshme dhe të padiskutueshme, kur punohet e luftohet që të arrihen ato edhe ateherë, kur të tjerët jo vetëm ta dëshirojnë disfatën, por edhe angazhohen që të jeshë një kopje e dobët, përballë synimit për të qenë origjinal dhe për të pushtuar maja të larta të fitoreve të mëdha, në çdo fushë të jetës të cilin ta ofron pushteti politik dhe fuqia e ekzekutivit!
Ali Ahmeti është i pashembullt, është fitimtar me dinjitet të lartë të panënshtruar!
Ali Ahmeti është i pamposhtur!
Ali Ahmeti është Skenderbe modern i Kombit!
Ali Ahmeti ia ka dhënë vulen e Tij të pashlyeshme, hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO!
Ali Ahmeti është politikani më proamerikan dhe të cilit SHBA i beson më së shumti dhe e ka për model të politikanit përparimtar shqiptar!
Ali Ahmeti është i vetmi politikan shqiptar që angazhohet në platformë permanente, që ta antarsojë Maqedoninë e Veriut në BE!
Ali Ahmeti është i vetmi politikan shqiptar në Maqedoni të Veriut, që fuqishëm angazhohet që Maqedonia e Veriut të jetë larg ndikimit të Federatës Ruse!
Në stil skenderbegian e ka krijuar Frontin Europian, me slloganin, Jo Rusisë, Po Europës!
Karizma rrezatuese e Tij, do të vazhdojë të shkëlqejë gjithnjë e gjithmonë, në funksion të progersit, për popullin, Atdheun dhe Kombin shqiptar, në fryme eurotalantike!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Maj 2024!
previous post