AKTUALE

Në Strugë 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë për president dhe 281 për zgjedhjet parlamentare

Banner

Gjithsej 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm janë paraqitur për të votuar në kushte shtëpiake në Strugë dhe rajonin e Strugës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe 281 për zgjedhjet parlamentare, informon për MIA-n kryetari i Komisionit komunal zgjedhor, Minir Zhuta.

Sipas tij, në rrjedhë është grumbullimi i materialit zgjedhor nga këshillat zgjedhor, pas së cilës vijon votimi nga personat e sëmurë dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre.

Ai ka thënë se edhe 62 të burgosur nga komuna e Strugës do të votojnë në burgjet e vendit.

Komisioni komunal zgjedhor në Strugë, theksoi ai, është i gatshëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.

Në territorin e komunës së Strugës qytetarët do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në 101 vendvotime.

Banner

Related posts

Në Gjykatën Supreme nesër seancë publike pas apelit për arrestin e vazhduar të babait të Vanjës së vrarë

Gjyla Halili

Sindikata e Qendrës Klinike arrin marrëveshje për rritjen e pagave

admin

VMRO: Pendarovski veproi sikur të ishte anëtar i komisionit historik, por nga ana bullgare

Gjyla Halili