AKTUALE

Shpërthen zjarr në një shtyllë elektrike në Tetovë

SPB Tetovë njofton se në një fshat të Tetovës ka shpërthyer zjarr në një shtyllë elektrike.

“Më datë 05.05.2024 në ora 23:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në një shtyllë të EVN-së në afërsi të objektit hotelierik në rrugën lokale në Siniçan të Tetovës në drejtim të fshatit Sedllarcë e Epërme, ka shpërthyer zjarri dhe janë djegur kabllot e rrjetit elektrik.

Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës, zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Ekip nga SPB-Tetovë ka inspektuar vendin e ngjarjes”, njoftojnë.

Banner

Related posts

A mund të pezullohet edhe gjuha shqipe në Kushtetuese? Ahmeti: S’duhet t’i bëjmë hyzmet krizave të thella

Gjyla Halili

Pendarovski: Në raundin e dytë jam i sigurt se do të jem fitues

Gjyla Halili

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili