AKTUALE

Aksident në Shkup, lëndohen tre persona
by D V

MPB njofton se sot ka ndodhur një aksident në Shkup, në të cilën janë lënduar tre persona.

“Në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Aradhat Partizane” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti “Chevrolet” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S Shkupi dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.A (27) nga fshati Saraj, Shkup.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë E.S. të konstatuar në Kompleksin “Nënë Tereza”. Shoferi B.A. ka marrë lëndime të lehta të konstatuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa bashkudhëtari I.A. (32) nga fshati Lubin gjithashtu ka marrë lëndime të lehta të konstatuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”.

Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA PRITI DELEGACIONIN E MINISTRIT TË HAXHIT ME RASTIN E VIZITËS SË TIJ BFI E RMV

Gjyla Halili

I nxehti afrikan – kujdes me kontaktin direkt me rrezet e diellit

admin

Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d

Gjyla Halili