SHQIPËRI

Rama zhvillon sot mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët, kryeministri zbulon se çfarë do të diskutohet

Ditën e sotme (7 maj), kryeministri Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe deputetët.

Vetë kreu i ekzekutivit e bëri me dije lajmin gjatë një postimi në rrjetin social “facebook” ku shkruan se pjesë e diskutimeve do të jetë strategjia qeverisëse, ligji, problemi i korrupsionit si dhe një nismë e re kombëtare për “Shqipërinë 2030”.

“NESËR 10:00 Live TV: PARTIA SOCIALISTE Qeverisja Ligji Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030
Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkruan Rama.

Kujtojmë se dy ditë më parë, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi raportoi se mbledhja do të transmetohej Live.

Të njëjtat burime i thanë Top Channel se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama kishte kërkuar të mos mungonte asnjë deputet.

Banner

Related posts

MASH po përgatit ligj të ri për tekstet shkollore

admin

Del videoja e plotë e skandalit seksual që fundosi Safet Gjicin

admin

184 km/h, boshnjaku me “Porsche” nuk pyet për rregullat e komunikacionit në Shqipëri

admin