AKTUALE

Festa e Pashkëve bashkoi komunitetin shqiptar në Boston!



Flamur Vezaj

Gezuar Pashkët! Ky ishte urimi që mbizotëronte gjatë darkës së djeshme mes shqiptarëve të Bostonit, të mbledhur për të festuar këtë ditë të rëndësishme për komunitetin ortodoks!

Në darkën e organizuar nga “ÇUNAT E BOSTONIT”, “VATRA” dhe “LABERIA”, përveç besimtarëve ortodoks ishin të pranishëm edhe shqiptarë të besimeve të tjera, të cilët kontribuan vullnetarisht me gatimet për këtë darkë!

Për këtë darkë të siguruar nga biznesmenët shqiptarë dhe vullnetarët për të uruar Pashkën, kryetari i VATRËS, z. Mentor Maksutaj, përfaqësuesi i “ÇUNAT E BOSTONIT” , Ardi Bocova, në emër të shoqatës “LABERIA”, Julian Balili, dhe eventi u moderua nga Artian Rreza!

Për të përshëndetur dhe për të uruar gjatë darkës ishte i pranishëm edhe hirësia e tij, Theofan Koja, njëherazi peshkop i Filomilisë dhe i peshkopatës ortodokse shqiptare të Amerikës! Mes të tjerash, peshkop Koja e mbylli urimin e tij me fjalët: “Jemi vëllezër shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, në mëngjes i falemë secili Zotit tonë në kisha dhe xhamia, por në mbyllje të ditës festojmë të gjithë së bashku, sepse na mbledh shqiptaria”.

Organizatorët “ÇUNAT E BOSTONIT”, “VATRA” dhe “LABERIA” falënderuan familjet që sollën gatime tradicionale shqiptare, si dhe u shprehën falënderimin e tyre për kontributin e madh të bizneseve shqiptare në Boston. Bizneset: “JB Rock and Wall”, “Ipswich House of Pizza”, “Giovanni’s Roast Beef and Pizza”, “Produkte Shqiptare”, “Ellie’s Pizza Beverly”, “Boxford House of Pizza”, “Art Paint”, “Morning Buzz Caffe”, “Peabody House of Pizza”, “VIP Detailing”, “AR LLC”, “Xhalia Construction” dhe “Golden Steps Childcare” në Weymouth.

Gjithashtu, anëtarë të kryesisë së VATRËS, znj. Lindita Meçe dhe z. Andrea Pani, gjatë ditës së djeshme vizituan institucionin tjetër fetar shqiptar “Kishën e Shën Trinisë” për të uruar për Pashkët besimtarët ortodoks dhe peshkopin e Filomilisë dhe i peshkopatës ortodokse shqiptare të Amerikës, hirësinë e tij Theofan Koja, njëherazi edhe Zv/kryetar i VATRËS, dega Boston!

Foto nga darka!
@highlight Everyone 𝘧𝘰𝘭𝘭𝘰𝘸𝘦𝘳𝘴
Shoqata Laberia USA

Related posts

Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

admin

Shqiptarja nga Vlora në majat e shkencës botërore

admin

Micevski: Problemi me vendin e zbrazët në Komisionin shtetëror zgjedhor do të tejkalohet, njëri prej kandidatëve i ka tërhequr dokumentet

Gjyla Halili