AKTUALE

Takimi Mickoski-Taravari – Zejdi: Nuk ka rrezik nga një takim i tillë, po mundohen të joshin votuesit

I ftuar në Click Plus, kryetari i partisë Lëvizja Populli, Skender Rexhepi-Zejdi tha se takimi mes Taravarit dhe Mickoskit nuk ishte për të biseduar për Qeveri por është tendencë e VMRO-së për të siguruar censusin e presidentes nga VLEN dhe shtoi se nga takime të tilla nuk ka rrezik, transmeton TV21.

“Tendenca e opozitës që ta paraqet si bisedime për qeverisje, ajo është vetëm një tendencë, lojë për të përfituar ato pak votues që kanë filluar ta braktisin nga përfundimi i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale… Ato mundohen që në mënyrën e tyre mundohen që të fitojnë ato pak votues duke i joshur se ne jemi. Këtë zhargon e kemi dëgjuar edhe në të kaluarën. Unë atë fotografi e lexoj vetëm me një mesazh, tendenca e VMRO-së për të siguruar censusin përmes përkrahjes që do të merr nga VLEN-i për kandidaten për presidente të tyre. Une konsideroj që nuk ka fare rrezik nga një takim i tillë”, tha Zejdi.

Banner

Related posts

Sot bëhen 12 vjet nga rasti “Monstra” në liqenin e Smillkovës, Ajdari nuk arriti ta shohë drejtësinë në Strasburg

Gjyla Halili

Kopshtet private rrisin tarifat deri në 42%, ja sa variojnë çmimet dhe kush janë zonat më të shtrenjta

admin

ALI AHMETI, GËZUAR 24 VJETORIN E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Gjyla Halili