AKTUALE

Mickoski: Pres që të fitojmë afër 61 deputetë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pret që koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në zgjedhje të fitojë 61 deputetë ose afër këtij numri.

Mickoski për podkastin në Plusinfo thotë se LSDM duhet ta kërkojë humbjen e saj jo vetëm në muajt e fundit, por që në krizën e koronës kur u keqpërdorën resurset shtetërore, institucionet…

“Që atëherë, gradualisht fillon humbja e tyre filloi dhe më seriozisht ndodhi në zgjedhjet lokale kur patën dy disfata bindëse dhe kjo duhej të ishte një tregues. Prandaj ne në atë periudhë, duke pasur parasysh interesat e shtetit, kërkuam zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe duke respektuar në mënyrë demokratike të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve”, thotë Mickoski.

Sipas tij, pasi Zoran Zaevi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së, është dashur të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Ka qenë e natyrshme që Zoran Zaevi kur dha dorëheqje nga LSDM, të japë dorëheqje nga qeveria dhe të shkohet në zgjedhje, por atëherë në një mënyrë të çuditshme u vendos Dimitar Kovaçevski dhe arrijmë në përfundimin se ky është gabimi më serioz pas zgjedhjeve lokale dhe më pas roli vartës dhe papërvoja e Kovaçevskit erdhi në shprehje”, thotë Mickoski.

Në një situatë të tillë, sipas Mickoskit, BDI-ja është imponuar, ndërsa LSDM-ja për ta mbajtur pushtetin ka vazhduar nga gabimi në gabim.

“Njerëzit mendojnë se kemi pak qytetarë të privilegjuar dhe qytetarë të rendit të parë dhe një shumicë qytetarësh të rendit të dytë dhe prandaj na habit ky numër në këto zgjedhje dhe nëse pas raundit të dytë rritet në më shumë se 550.000 apo 600.000 vota, nuk do të habitesha nëse VMRO-DPMNE fiton 61 deputetë apo diku afër”, thotë Mickoski në podkastin në Plusinfo.

Për fushatën e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja tha se është konfuze dhe se nga tubimi në tubim kanë mesazh të ndryshëm.

“Këtu është edhe sjellja e kandidatit për president që është më anësh lidershipit. Supozoj se vlerësimi ishte se ai ka një rejting më të lartë se partia, prandaj kanë pritur rezultat më të mirë në raundin e parë, kështu që në valën e atij rezultati më të mirë të bëjnë diçka më mirë në raundin e dytë që mendoj se është krejtësisht e gabuar“, ka thënë Mickoski

Related posts

Sot mbahet kuvendi i dytë i ASH-së, i thirrur nga Sela

Gjyla Halili

6 parti opozitare dalin me një kandidat të vetëm kundër Erdoganit

admin

Mot me diell, temperaturat deri në 31 grad

admin