AKTUALEOPINIONE

PASNESËR (8 MAJ) SHQIPTARËT NUK DUHET TA MARIN FARE NË DORË FLETVOTIMIN PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE!

Emin Azemi

Bilanci i zgjedhjeve presidenciale (rrethi i parë), dëshmoi se shqiptarët janë në udhë të mbarë të konsolidojnë veprimin e tyre politik brenda dy opsioneve, me kusht që opozita në të ardhmen të  ketë vetëm një lider, i cili do të zgjidhej në bazë të votave të fituara në zgjedhje….Nëse opozita ka shumë liderë, dhe shumë parti, atëherë kthehet aty ku ka qenë – e shkapërderdhur, e defaktorizuar dhe joimune ndaj interferimeve elektorale maqedonase….
Te maqedonasit është në rritje doza nacionaliste e elektoratit. Kjo u shpërfaq edhe në këto zgjedhje. Diferenca kaq e thellë në mes të Gordana Siljanovskës dhe Stevo Pendarovskit, ka prishë shumë punë. Ky hov nacionalist mund  të parandalohet vetëm me  shkaktimin e një krize politike-institucionale nga ana e LSDM, Frontit Europian, kolacionit VLEN,duke bojkotuar rrethin e dytë të zgjedhhjeve presidenciale, në mënyrë që të dështojë cenzusi i nevojshëm i daljes në zgjedhje… Kjo i hap rrugë pastaj debatit politik për zgjedhjen e Presidentit në Parlament, ku shqiptarët do të kenë mundësi të faktorizohen politikisht, duke e orientuar votën sipas vullnetit dhe aspiratave që ata synojnë….
Sipas raportit të tanishëm të forcave, shqiptarët nuk mund ta parandalojnë triumfin e nacionalizmit maqedonas, por nuk mund ta ndihmojnë as Stevo Pendarovskin. OPsioni i vetëm mbetet bojkotimi i zgjedhjeve, në mënyrë që ta pamundësojnë zgjedhjen e Gordana Siljanovskës për Presidente. Nëse marrin pjesë në  zgjedhje (mbi 200 mijë vota), shqiptarët do ta rrisin cenzusin e daljes dhe kështu i ndihmojnë Silojanovskës të fitojë….(!)
Përvoja ka treguar se pas çdo refuzimi të idesë për konsensualitet brendashqiptar, na është imponuar një kandidat (partiak) maqedonas, të cilin tërthorazi apo drejtpërdrejt e kemi zgjedhur edhe me votat tona
Me një kryeministër (jo)teknik, (deri në zgjedhjen e Presidenti të ardhshëm në Parlament) dhe me një konsolidim dhe bashkërendim të dy opcioneve politke, shqiptarët kanë mundësi ta faktorizojnë fuqinë e ndikimit politik, duke marrë pjesë në pushtet jo si dekor, por si vendimarrës të njëmendët që do të avanconin statusin shtetfromues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Prandaj, pasnesër ( 8 Maj) votuesit shqiptarë nuk duhet ta marrin fare në dorë fletvotimin për President.
Ata duhet të votojnë vetëm të preferuarit e tyre për deputet…..EA

Shkup, 06. 05. 2024

Related posts

Shkencëtarët bëjnë hap të rëndësishëm në zgjidhjen e misterit: Nga erdhi uji në tokë?

admin

Manifestim jubilar kushtuar: Orës historike të Kërçovës nën qeverisjen shqiptare,ja programi.

admin

Mexhiti: Shqiptarët gjithmonë kur janë bashkuar kan fituar

Gjyla Halili