AKTUALE

Faton Ahmeti: Shipkovica dhe gjithë Malësia kan qenë dhe do të mbeten në kujtimin tonë si vatra të luftës për liri

Karvani i Frontit Europian i udhëhequr nga Lideri i Bdi-së Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Malësi të Tetovës, në Shipkovicë.

Faton Ahmeti, sekretar gjeneral i BDI-së, kandidat për deputet nga Fronti Eurpian përshëndeti të pranishmit në veçanti familjet e dëshmorëve, ish Ushtarët e UÇĶ-së, njëherit duke i falenderuar për prezencën dhe mbështetjen e dhënë.

” Ju përgëzoj të gjithve, njëkohësisht ju falenderoj për kontributin e angazhimin që bëtë gjatë gjith periudhës të kësaj fushate parazgjedhore dhe që rezultoi me një rezultat të shkëlqyeshëm në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill” – theksoi Ahmeti.

Më tej Faton Ahmeti tha se jemi të gëzuar jasht mase se në të gjitha komunat e Pollogut, Fronti Eurpian ariti që të thej barierat sa i përket rezultateve të 24 Prillit, kjo është bë falë punës dhe kontributit tuaj dhe askush më nuk e bën pyetjen se kush ishte fitues sepse ajo u dëshmua që Fronti ishte fitues absolut.

” Na duhet kjo fitore që ta kemi si piknisje për ta thelluar edhe më shumë rezultatin më 8 Maj, për ta bërë diferencën edhe më të madhe, për të gjith ne.Fitora bëhet me punë dhe un nuk dyshoj që secili nga ne.Më 8 Maj gjithçka fillon nga fillimi, numërimi fillon nga 0, duhet mobilizim i ngjajshëm i votuesve por më një intenzitet dhe më të madh, të risim në maksimun votën për Frontin Europian dhe me ritjen e votës risim dhe numrin e deputetëve e pasi që të arijmë këtë pjesën tjetër do t’ia lejmë në dorë Ali Ahmetit”- tha ndër të tjera Faton Ahmeti.

Related posts

GJENERALI I FSK-SË, PËRBALLË THEMELUESIT E KRYEKOMANDANTIT TË UÇK-SË ALI AHMETIT

admin

Pas 23 vitesh luftëtarit të UÇK-së i hiqen copëzat e eksplozivit! Falenderon dr. Ilir Hasanin për operacionin e suksesshëm

Gjyla Halili

Festim Halili mirëpret studentet e Universitetit të Tetovës: Motivojmë të rinjtë të realizojnë idetë e tyre inovative

admin