Karvani i Frontit Europian i udhëhequr nga Lideri i Bdi-së Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Malësi të Tetovës, në Shipkovicë.
Fjalë rasti para të pranishmëve mbajti kandidatja për deputet znj.Merita Mustafai e cila falenderoi të pranishmit për prezencën dhe mbështetjen e dhënë me 24 prill, duke bërë thirje që më 8 Maj në mënyrë sa më masovike të dilet në votime që të ju jepet përgjigja e merituar, dhe duke ju dhënë përfundimisht shkelmin e fundit frigacakëve shovinist e nacionalist.
“Kërkesa e vazhdueshme e VMRO-DPMNE-së për të kthyer shqiptarët para BDI-së, para luftës së lavdishme të 2001-shit kur i konsideronin qytetarë të rendit të dytë duhet të marrë fund”- ka shkruar Mustafai.
Më tej ajo ju ka bërë me dije VMRO-DPMNE-së dhe vazalëve të tyre, se shqiptarët janë vetdijsuar dhe janë të barabartë në këtë shtet, janë të aftë për të udhëhequr me çdo institucion, e që është më e rëndësishme shqiptarët janë ata që do udhëheqin me procesin e shumëpritur të eurointegrimit!
Ja postimi plotë:
Sonte qëndruam në Malësi të Tetovës, në Shipkovicën e Ali Ahmetit, bashkë me kandidatët për deputetë nga “Fronti Europian”.
Kërkesa e vazhdueshme e VMRO-DPMNE-së për të kthyer shqiptarët para BDI-së, para luftës së lavdishme të 2001-shit kur i konsideronin qytetarë të rendit të dytë duhet të marrë fund. U bëjmë me dije se shqiptarët janë të vetëdijësuar se janë të barabartë në këtë shtet, janë të aftë për të udhëhequr me çdo institucion, e që është më e rëndësishme shqiptarët janë ata që do udhëheqin me procesin e shumëpritur të eurointegrimit!
Tua japim përgjigjen që e meritojnë, të dalim masovikisht në votime, të bëhemi pjesë e fitores së madhe që do ju jep shkelmin e fundit frikacakëve shovinist e nacionalist.
#Bashkë #FrontiEuropian🤝#Shipkovicë #MalësiaeTetovës #voto4
Voto 4️⃣